Varroset nëna e heroit Leonard Palucaj, OVL UÇK në Klinë vendosin kurora lulesh

Ka ndërruar jetë Dile Kabashi Palucaj, nëna heroit Leonard Palucaj nga Klina.

Varrimi i së ndjeres u bë sot në varrezat e fshatit Krushevë e Vogël.

Në varrim morën pjesë edhe OVL UÇK dega në Klinë, Hajdin Balaj, komandanti i Batalionit 3, Naser Morina dhe komandanti Rrustem Berisha, ku edhe vendosën kurora lulesh.

Heroi i kombit, Leonard Palucaj ra dëshmor në Koshare me 19.04.1999.