Ish-Presidenti Bill Clinton vjen në Tiranë më 4 Korrik

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton do të zhvillojë vizitë në Shqipëri në datën 4 Korrik.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të Klan News.

Ish-Presidenti amerikan do të vijë për herë të parë në vendin tonë.

Bill Clinton ka qenë Presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në periudhën 1993-2001.