Sllovenia e fut Kosovën në listë të zezë, 14 ditë karantinë për çdo kosovar që hyn brenda territorit

Sllovenia ka lajmëruar se do të vendosë masa më të rrepta në kufirin e saj me Kroacinë nga dita e nesërme.

Kjo do të bëhet për shkak të parandalimit të koronavirusit i cili mund të ndodhë të importohet nga njerëzit që futen në kufi.

Kështu, Kosova, Bosnja dhe Serbia janë futur në listën e zezë të vendeve nga ku njerëzit që hyjnë në Slloveni do t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14 ditore, pavarësisht nëse kanë leje-qëndrim ose nënshtetësi sllovene.

Për më tepër, numri i përjashtimeve për këto vende është ngushtuar në mënyrë që të minimizohen udhëtimet, veçanërisht të punëtorëve migrantë.

Vendimi vjen pasi gjysma e 26 rasteve të reja me koronavirus në Slloveni janë të importuara kryesisht nga Bosnja dhe Serbia.

Në anën tjetër, në Kosovë javën e fundit ka rritje enorme të rasteve me koronavirus ku numri i rasteve aktive ka shkuar mbi 800./