Vaji që u shit prej 3,49 euro, u importua për 1,45 euro

Çmimi i vajit të enjten shkoi deri në 3 euro e 49 cent.

Mirëpo, një ditë më vonë, Dogana bëri të ditur se ky produkt importohet në Kosovë me çmim 1.11 deri në 1.44 cent.

Derisa për vajrat e pa përpunuara nuk paguhet taksë pasi konsiderohen lëndë e parë për prodhim.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, tregon se nuk ka ligj që përcakton sa duhet të shitet një produkt në treg.

Sipas tij një litër vaj më së shumti duhet të shitet 1.70 cent, duke u mbuluar shpenzimet dhe duke pasur fitim të favorshëm për bizneset.

Kurse profesori i ekonomisë, Enver Balaj, thotë shteti duhet të caktoj marzhë të limituar të rritjes së çmimeve.

Ai vlerëson se çmimet duhet të ngriten në raport me rritjen ekonomike në vend.