Shteti në aksion, nis dënimin e pompave të derivateve

Inspektorët e Tregut, Inspektorët e ATK-së dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, kanë inspektuar disa nga pompat e derivateve.

Pas këqyrjes së tyre, shteti ka vërejtur disa paregullësi, dhe ka paralajmëruar gjobat e para ndaj disa prej pompave të derivateve.

Te disa biznese ka pasur mosbarazim sa i përket sasisë së stokut dhe me këtë rast do të shqiptohen gjoba në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Industrisë,