Testohen 7 rastet e fundit, Kosova s’ka të infektuar me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton opinionin se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë testuar 7 mostra të dyshimta për Koronavirus .

Pas analizave të kryera, të 7 (shtatë) rastet e testuara kanë rezultuar negative.

Sikurse edhe ditëvë të kaluara, MSh dhe IKSHPK do ta njoftojnë në kohë reale publikun për rastet e testuara për Koronavirus dhe rezultatet e tyre. /