Vullneti është më i rëndësishëm sesa inteligjenca

Çfarë na ndan neve prej kafshëve është vullneti jonë.

Kjo është aftësia e trurit tonë për të na ndalur nga impulset dhe për t’i rezistuar joshjes. Vullneti na ndihmon të bëjmë atë se çfarë është e drejtë në periudhë afatgjate dhe të mos e bëjmë atë që duam për momentin.

Kjo është diçka që na mundëson vet-kontroll më të lartë dhe u ndihmon individëve të bëhen më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më të pasur.

Njerëzit që kanë pak vullnet rrallëherë janë në rregull. Ata dështojnë t’i kontrollojnë dhe menaxhojnë mendimet dhe emocionet.

Vullneti na prek neve në të gjitha aspektet, duke përfshirë në dietë, biznes apo edhe në sporte. Këto janë gjëra të cilat kërkojnë domosdoshmërish përkushtim për të fituar.