Selmanaj: SHIK-u organizatë parapolitike, Specialja do t’i zbardhë vrasjet e 100 zyrtarëve të LDK-së

Ish-deputeti i LDK-së tani zëvendëskryeministër, Driton Selmanaj, e kishte lidhur SHIK-un e Kadri Veselit me vrasjet politike që kanë ndodhur në Kosovë.

Selmanaj, në një deklaratë për TV Dukagjini në janar të këtij viti, kishte thënë se SHIK-u ka qenë organizatë parapolitike që askush në Kosovë nuk ia ka pa hairin.

“SHIK-ut nuk ia ka pa hairin askush në asnjë element e për të cilën ka me fol Gjykata Speciale se kush na i ka vra më shumë se 100 njerëz të LDK’së”, kishte thënë Selamanj, në atë kohë deputet i Parlamentit.

Driton Selamanaj ka pasur probleme së fundmi me zyrtarët e Vetëvendosjes për shkak të një deklarate që kishte dhënë në Pressing ku kishte folur për temën e krimeve të luftës. VV ka kërkuar shkarkimin e Selmanajt derisa Avdullah Hoti ka kërkuar falje në emër të tij.

Edhe Selmanaj ka kërkuar falje për atë deklaratë dhe ka thënë se është keqinterpretuar.