Hysni Gucati transferohet në Hagë

Sipas Metush Kryeziut, anëtar i kryesisë së OVL- UÇK-së, kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, tashmë është transferuar për në Hagë.

Këtë informatë thotë se e ka marrë nga familjarë të Gucatit.

Disa protestues që ndodhen para zyrave të kësaj organizate nuk e kanë pritur mirë arrestimin e Gucatit. Ata kanë filluar t’i ofendojnë pjesëtarët e EULEX-it, me ç’rast kanë hedhur edhe mjete të forta në drejtim të tyre.

Por, tutje ai ka thënë se nuk i kanë ftuar veteranët e UÇK-së që të dalin kundër arrestimit nga EULEX-i, duke shtuar se po të ndodhte ajo do të kishte “rezistencë më të madhe”. 

SHARE