Vëllai dhe djemtë e Isni Kilajt dalin publikisht në mbështetje të Limajt për zgjedhjet e ardhshme

Vëllai dhe djemtë e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj janë rreshtuar publikisht në mbështetje të Fatmir Limajt për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Në fotografinë e postuar në rrjete sociale, shihet vëllai i Kilajt që ndodhet në Hagë dhe djemtë e tij me kreun e Nismës, Fatmir Limaj.

“Muaj më parë e nisi vet Ai, është mesazhi tij, që ne t’i japim emër kësaj mbështetje! Sot ne familja atë mesazh duam ta përcjellim, nga këtu publikisht, në zgjedhjet e ardhshme mbështesim projektin e përbashkët politik të Isni Kilaj dhe të Fatmir Limaj që do ta jetësoj përmes koalicionit NISMA-AAK, e jo vetëm”, ka shkruar ndër të tjera, Fatmir Kilaj.

Postimi i plotë i Fatmir Kilajt:

Të dashur miq e dashamirë të familjes sonë!

Proceset në për të cilat ka kaluar vendi ynë, pavarësisht periudhave e rrethanave të kohës, familja jonë gjithmonë është rreshtuar krah atyre që për qellim kanë pasur jetësimin e idealeve të çlirimtarëve.

Çdo herë kur janë bashkuar bashkëluftëtarët vetëm të mira i kanë ardhur Malishevës dhe Kosovës.

Muaj më parë e nisi vet Ai, është mesazhi tij, që ne t’i japim emër kësaj mbështetje! Sot ne familja atë mesazh duam ta përcjellim, nga këtu publikisht, në zgjedhjet e ardhshme mbështesim projektin e përbashkët politik të Isni Kilaj dhe të Fatmir Limaj që do ta jetësoj përmes koalicionit NISMA-AAK, e jo vetëm.

Urojmë që shpejt ta kemi pranë edhe BACIN e së bashku të bëjmë më të mirën e vendit tonë