Theret me thikë një i ri në Gjakovë

Një person është therur dy herë me thikë sot rreth orës 02:00, pas mesnate, afër diskotekës “Hangover”, në Gjakovë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Yllka Juniku – Shehu.

“Po, rasti ka ndodhë rreth orës 02:00 pas mesnate, jashtë ‘Hangover’. Një person ka mbetur i lënduar, një herë në shpinë dhe një në krah. Ai nuk ka arritur që ta identikojë personin që e ka ther. Me rastin është njoftuar edhe prokurori dhe ka urdhëruar hapjen e rastit ‘Lëndim i lehtë trupor’”, tha ajo.

Juniku – Shehu bëri të ditur se personi që e ka kryer këtë vepër është ende në arrati dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

Për shkak të plagëve që i ka marrë nga thika, i riu është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”.

Mjeku kujdestar, Arben Veselaj, tha për Sinjalin se gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe se ai është liruar nga spitali.

“Gjendja e tij shëndetësore është stabile për momentin, ne e kemi lëshu në shtëpi atë. Nën shpatullën e djathtë dhe në krahun e majtë. Pacienti është mbi 20 vjeç”, tha Veselaj.

SHARE