Ndërron jetë i riu nga Kapeshnica e Pejës, gastronomi i njohur Naim Kaliqani

Në moshën 39 vjeçare, është ndarë nga jeta Naim Kaliqani nga Kapeshnica, gastronom i njohur i qytetit të Pejës.

I ndjeri, ka vdekur sot, pas një beteje me sëmundjen e rëndë.

Për vite, ai ka punuar në gastronomi në hotele dhe restorane të njohura të Pejës.

Ai është shquar për sjelljen e mirë, ndershmërinë dhe kujdesin ndaj komunitetit.

I ndjeri pas vetës ka lënë nënën, bashkëshorten, dy fëmijë dhe familjen e gjërë.

Ngjarja ka prekur thellë qytetarët dhe miqtë e të ndjerit, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për ‘RADIO 1’, miku i të ndjerit, Sezair Belegu./Njeshi/