Tre të vdekur nga aksidenti në Gjakovë

Gazeta raportoi se sot ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Raçë të Gjakovës, ku mbetën të vdekur tre persona.

Zyrtarisht është konfirmuar tashmë nga zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nusret Gjurkaj, se një veturë ka dalur jashtë rrugës, ku si pasojë  tre persona kanë vdekur.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 Policia është për një aksident në fshatin Raçë .Patrullat policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dalur jashtë rrugës kanë qenë 3 persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ambulanta , zjarrfikësat , njësia e trafikut  si dhe prokurori kujdestar.Nga ana e personelit mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat që gjindeshin brenda veturës ishin pa shenja jete”, tha Gjurkaj