Xhavit Haliti: Anëtarët dhe votuesit e PDK-së janë mobilizuar për fitore

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Xhavit Haliti, ka takuar sot banorët e fshatit Kliqinë të Komunës së Pejës.

Haliti ka thënë se së bashku me kandidatin për deputet, Ramush Agushin, kanë takuar banorët e fshatit Kliqinë, të cilët u zotuan se do ta mbështesin fuqishëm PDK-në, siç ka thënë ai, për t’u jetësuar Dekada e re, me kryministër Kadri Veselin.

Postimi i tij në Facebook:

“Anëtarët dhe votuesit e PDK-së janë mobilizuar për fitoren e 6 tetorit në të gjitha anët e Kosovës, përfshirë edhe në Pejë.

Sonte së bashku me kandidatin për deputet, Ramush Agushin, takuam banorët e fshatit Kliqinë, të cilët u zotuan se do ta mbështesin fuqishmë PDK-në, për t’u jetësuar Dekada e re, me kryministër Kadri Veselin”./