Shkolla Fillore në Ujëmirë bëhet me inventar të ri, drejtori falënderon DKA-në e Klinës

SHFMU “Ali Krasniqi”, në Ujmirë është bërë me inventar të ri,shkruan Klina info.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në FB drejtori i kësaj shkolle Avdi Gashi.

Gashi për këtë ka falënderuar DKA në Klinë.

Ky është postimi i tij:

Invertar i ri për shkollën
Mbështetja nuk mungon në vazhdimësi nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Klinë,kësaj radhe përmes furnizimit me invertar të ri për shkollën tonë.
Shkolla jonë falë bashkëpunimit me DKA dhe komunitet çdo ditë bëhet më e ngrohtë për nxënësit dhe stafin.

Si shkollë, staf e komunitet falënderojmë DKA-në, , për kontributin dhe përkrahjen! /Klina.info