25 vrasje për katër muaj në Kosovë, për një vit u kapën mbi 1 mijë armë nga duart e qytetarëve

25 vrasje kanë ndodhur në Kosovë gjatë periudhës janar – prill të 2022-tës.

Kështu thuhet në një përgjigje për Klankosova.tv nga Zyra e Informimit të policisë.

Në muajin janar janë raportuar shtatë raste të vrasjes, në shkurt, shkurt e mars po ashtu shtatë raste të vrasjes, derisa në muajin prill kanë ndodhur katër vrasje.

Bazuar në statistikat e dërguara për Klankosova.tv shihet një aktivitet i shtuar i policisë drejt parandalimit të rasteve të tilla.

Për pesë vjet janë konfiskuar 6 mijë e 538 armë ilegale të llojeve të ndryshme gjatë operacioneve policore.

Vetëm gjatë 2021-ës, janë konfiskuar 1 mijë e 280 armë të cilët qytetarët i kanë mbajtur pa leje në duart e tyre.

Policia ka konfiskuar gjithashtu edhe një numër të madh të municionit.

Gjatë vitit të kaluar organet e rendit kanë konfiskuar mbi 42 mijë copë municion të kalibrave të ndryshëm. ndërkaq në total nga viti 2017-të e deri në vitin 2021 i kanë konfiskuar 153 mijë e 335 copë të kalibrave të ndryshëm të municionit.