Në Klinë u hap Panairi i Produkteve Vendore dhe Artizanale

Në Klinë, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festivalit Folklorik, “I këndojmë lirisë”, që organizohet nga komuna e Klinës për nderë të komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqit, u bë hapja e panairit të produkteve vendore dhe artizanale.

Hapjen e kësaj ngjarje e kanë bërë kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Klinës, Lorenc Marleku, drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Fatjona Gashi, drejtorë të tjerë të drejtorive, përfaqësues të bizneseve lokale dhe nga vendet tjera të Kosovës.

Ky panair do të jetë i hapur edhe për dy ditë të tjera, më datë 7 dhe 8 qershor, ku prodhuesit mund t`i ekspozojnë produktet e tyre.