Kryetari Zenun Elezaj në Qeskovë, ku u zbulua pllaka përkujtimore e dëshmorëve nga ky fshat

Sot, në Qeskovë, mesin e shumë atdhetarëve, luftëtarëve të lirisë, veprimtarëve të çështjes kombëtare, u bërë zbulimin e pllakës përkujtimore për dëshmorët e martirët kombit nga ky fshat, i cili asnjëherë nuk u pajtua me robërinë, në çdo etapë të historisë tregoi trimëri dhe atdhetarizëm dhe i cili për lirinë e Kosovës dha luftëtarë, dëshmorë e martirë.

Në këtë ngjarje mori pjesë dhe kryetari i Klinës, ku ndër të tjer shkruan:

Ne sot falë gjakut dhe sakrificës të dëshmorëve dhe martirëve të kombit gëzojmë lirinë. Ata janë shndërruar në themel të lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës, prandaj u jemi çdo herë mirënjohës.

Rregullimi i pllakës përkujtimore është bërë nga komuna e Klinës në bashkëfinancim me banorët e fshatit, ndërsa nga buxheti i komunës në këtë vend është bërë edhe rregullimi i parkut të fshatit.

Lavdi për dëshmorët dhe të rënët për lirinë e Kosovës!