Arrestohet pejani, tentoi ta sulmonte me thikë babanë e tij

Është arrestuar një burrë në Pejë mëngjesin e së premtes, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar me thikë babanë e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte tentuar ta sulmojë babanë e tij. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.