Përkeqësohet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit italian

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, i cili pak ditë më parë u konfirmua i infektuar me koronavirus.

Ai u ndje keq gjatë natës, duke bërë që të shtrohet në spitalin e San Raffaele në Milano.

“Tabloja klinike është e qëndrueshme”, thuhet në një deklaratë të stafit, ndërkohë që bëhet me dije se ish-kryeministri po mbahet në një dhomë të izoluar.

Ndërkohë, deri një ditë më parë ai ishte karantinuar në shtëpinë e tij në Arcore