Një mundësi e artë për Barçën

Katalunasit mund të bëjnë një hap gjigant nëse arrijnë fitore gjatë ditës së sotme kundër Real Madridit.

Real Madridi dhe Barcelona do të përballen me njëra tjetrën nga ora 21:00, në këtë përballje e cila mund ta përcaktojë liderin tabelar.

Nëse Barcelona arrinë fitore atëherë katalunasit do t’i lënë shumë prapa ‘mbretërit’ të cilët aktualisht janë vetëm 2 pikë larg Barcelonës.

Kurse e gjithë vëmendja është te ylli i Barcelonës, Lionel Messi i cili javën e kaluar shënoi katër gola kundër Eibarit, e që statistikat tregojnë se stadiumin e ‘mbretërve’ e ka ‘të preferuar’ për të shënuar, gola kjo pasi që deri më tani në këtë stadium i ka shënuar 15 gola.

Po ashtu edhe Jordi Alba i është rikthyer Barcelonës kurse në lojë pritet të futet edhe transferimi më i ri Braithwaite./