Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur pak pas mesnatës në fshatin Treboviq të Pejës, ku për fat të keq ka humbur jetën një i ri nga fshati, Metlind Neziri.
Aksidenti ndodhi afër shkollës së fshatit dhe dy persona të tjerë që ndodheshin në veturë kanë pësuar lëndime të rënda, të cilët janë dërguar me urgjencë për trajtim në QKUK, ku ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore.
Detajet e varrimit të të ndjerit pritet të bëhen të ditura së shpejti nga familja.