Digjet stalla e ushqimit të bagëtive në Stapanicë

Një stallë ushqimi i bagëtive është përfshirë sot nga flakët në Stapanicë të Klinës,Shkruna Klina.info.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve.

“13:02 e kemi marrë lajmin, në 13:20 kemi mbërri në vend të ngjarjes”, thotë një zjarrfikës.

Klina.info mëson se si pasojë e flakëve, është djegur kulmi i stallës dhe rreth 750 dujë./Klina.info/