Sejdiu gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Klinës në fazën e dytë është stabile.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Postim i drejtorit të shëndetsisë në Klinë Hekuran Sejdiu

Të nderuar qytetarë

Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Klinës në fazën e dytë është stabile.
➡️Rasti i fundit pozitiv me COVID-19 është rast kontakti më antarin e familjes me COVID-19 pozitiv.
Shtabi Komunal Emergjent, përsëri iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë, për mbajtje të #maskave, mbajtje të #distancës, mos frekuentim të vendeve ku ka grumbuj të njerëzve dhe #dezinfektimin e duarve ,ambienteve etj . Respektimi i masave dhe i rekomandimeve, është tregues për kulturën dhe ndergjegjjen kolektive për shëndetin publik por edhe për suksesin e përbashkët.
? Nese keni pasur kontakte me pacientë pozitiv ,të dyshuar etj vetizolohu 14 ditë dhe trego ndërgjegjje të lartë?