Komuna e Klinës njofton për fillimin e punimeve Infrastrukturore në disa rrugë

NJOFTIM NGA KOMUNA E KLINËS

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se gjatë këtyre ditëve, nga sot deri te shtunën, në rrugët: Faruk Elezaj, Muhamet Haxhaj, Hasan Prishtina, Hamit Krasniqi dhe Leonard Palucaj, do të zhvillohen punime infrastrukturore të cilat përfshijnë riasfaltimin e rrugëve, rikonstruktimin e trotuareve dhe vendosjen e ndriçimit të ri publik.

Për shkak të këtyre punimeve, qarkullimi në këto rrugë mund të jetë i vështirësuar, prandaj ju lusim që gjatë kësaj kohe të shfrytëzoni rrugët alternative.

Kërkojmë falje për shqetësimet e mundshme dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!