General Immo Group – Sponsor Gjeneral i KF Dukagjinit për sezonin 2025/26

KF Dukagjini dhe General Immo Group kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës kompania bëhet Sponsor Gjeneral i klubit për sezonin 2025/26.

Ky partneritet përfaqëson një moment të rëndësishëm në rrugëtimin strategjik të klubit, duke reflektuar angazhimin e përbashkët për zhvillim të qëndrueshëm sportiv dhe organizativ, transmeton KLINA Info.

Mbështetja e General Immo Group vjen si rezultat i vlerësimit për punën e deritanishme të klubit dhe vizionin për të ardhmen.

Bashkëpunimi do të fuqizojë përpjekjet e KF Dukagjinit për të investuar më tej në infrastrukturë, zhvillimin e të rinjve dhe ngritjen e nivelit të përgjithshëm të performancës brenda dhe jashtë fushës së lojës.

KF Dukagjini ka shpreh falënderim të veçantë për General Immo Group për besimin dhe përkrahjen e dhënë.

Ky partneritet është dëshmi se sukseset ndërtohen mbi bashkëpunim, profesionalizëm dhe vizion të përbashkët.