Vdes në QKUK njëri nga të aksidentuarit e djeshëm në autostradën “Arbën Xhaferi

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në autostradën Lipjan-Prishtinë,

Vdekja e tij është konfirmuar pas mesnatës, ndërsa i ndjeri dhe të lënduarit e tjerë po trajtoheshin në QKUK.

“Autostrada Arbën Xhaferi”, Lipjan-Prishtinë 29.08.2020 – 17:55. Është shkaktuar një aksident trafiku. I involvuar ka qenë vetëm një veturë me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj kosovarë, dy të lënduar rëndë dhe dy të lënduar lehtë. Të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK. Rreth orës 00:10 është konfirmuar se njëri nga viktimat ka ndërruar jetë dhe është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /