Fetah Rudi synon kandidimin për postin e deputetit të Parlamentit të Republikës së Kosovë

Fetah Rudi nga fshati Rud i Malishevës është emër i njohur i Lidhjes Demokratike tash e 30 vjet. Veq punës dhe aktivitetit partiak ai njihet dhe veqohet për dy gjëra. Është ndjekës dhe përques i vijës dhe frymës rugoviane deri në fanatizëm në kuadër të LDK-së. Më 15 dhjetor të vitit 2000 Rudi pësoi një atentat në të cilin u plagos rëndë dhe që atëherë ka mbetur në karrocë invalidi. Janë të shumtë ata që atentatin e ndërlidhin pikërisht me qëndrimet e tij rugoviste. Por ajo që e veqon prapë Rudin është se atentati nuk e zbrapsi nga qëndrimet e tij politike, por edhe nga aktiviteti politik nga karroca. Nuk ka tubim të rëndësishëm partiak e kombëtar në Republikën e Kosovës ku nuk shihet prania e Rudit që pas shërimit nga plagët e rënda. E “hija” e tij në këto aktivitete janë bërë Xhaviti e Shaipi, djali i xhaxhait dhe i vëllai të cilët e ndihmojnë për të bartur karrocën e tij. Fetah Rudi ka qenë edhe pjestar i UÇK-së dhe është veteran i luftës çlirimtare.

Në rrjedhat e zhvillimeve aktuale politike Portali Online e pyeti z. Rudi nëse ka synime që të përfshihet në listën e kandidatëve të LDK-së për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Përgjigja e tij ishte e prerë: “PO”.

Ai këtë synim e ka patur edhe më heret dhe ndonëse ishte futur në listën e kandidatëve në momentet e fundit ishte hequr nga dikush brenda LDK-së. Megjithatë kjo nuk ka bërë që Rudi të tërhiqet nga LDK. Përkundrazi ka mbrojtur vijën institucionale të LDK-së parreshtur.

Po jam i interesuar të jem kandidat për deputet nga LDK dhe besoj që kësaj radhe do të jem në listën për deputet me besimin e madh që do ta marr nga strukturat e LDK-së, si në degën e Malishevës ashtu edhe në qendër”, thotë Rudi.

Dhe për këto synime thotë të jenë në dijeni strukturat e LDK-së të nivelit lokal e qendror.

Fetah Rudi synon kandidimin për postin e deputetit të Parlamentit të Republikës së Kosovës

26 gusht 2019 – 09:10

Fetah Rudi nga fshati Rud i Malishevës është emër i njohur i Lidhjes Demokratike tash e 30 vjet. Veq punës dhe aktivitetit partiak ai njihet dhe veqohet për dy gjëra. Është ndjekës dhe përques i vijës dhe frymës rugoviane deri në fanatizëm në kuadër të LDK-së. Më 15 dhjetor të vitit 2000 Rudi pësoi një atentat në të cilin u plagos rëndë dhe që atëherë ka mbetur në karrocë invalidi. Janë të shumtë ata që atentatin e ndërlidhin pikërisht me qëndrimet e tij rugoviste. Por ajo që e veqon prapë Rudin është se atentati nuk e zbrapsi nga qëndrimet e tij politike, por edhe nga aktiviteti politik nga karroca. Nuk ka tubim të rëndësishëm partiak e kombëtar në Republikën e Kosovës ku nuk shihet prania e Rudit që pas shërimit nga plagët e rënda. E “hija” e tij në këto aktivitete janë bërë Xhaviti e Shaipi, djali i xhaxhait dhe i vëllai të cilët e ndihmojnë për të bartur karrocën e tij. Fetah Rudi ka qenë edhe pjestar i UÇK-së dhe është veteran i luftës çlirimtare.

Në rrjedhat e zhvillimeve aktuale politike Portali Online e pyeti z. Rudi nëse ka synime që të përfshihet në listën e kandidatëve të LDK-së për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Përgjigja e tij ishte e prerë: “PO”.

Ai këtë synim e ka patur edhe më heret dhe ndonëse ishte futur në listën e kandidatëve në momentet e fundit ishte hequr nga dikush brenda LDK-së. Megjithatë kjo nuk ka bërë që Rudi të tërhiqet nga LDK. Përkundrazi ka mbrojtur vijën institucionale të LDK-së parreshtur.

“Po jam i interesuar të jem kandidat për deputet nga LDK dhe besoj që kësaj radhe do të jem në listën për deputet me besimin e madh që do ta marr nga strukturat e LDK-së, si në degën e Malishevës ashtu edhe në qendër”, thotë Rudi.

Dhe për këto synime thotë të jenë në dijeni strukturat e LDK-së të nivelit lokal e qendror.

Ka besim se do ta marr besimin e strukturave partiake kësaj radhe.

“Besoj që po, ndoshta nuk i bëjnë gabimet e së kaluarës”, thekson ai.

“Po besoj qe do te marr besimin e strukturave, si ne Malisheve ashtu edhe ne qender. Une besoj se besimin e LDK-se e kam pas çdo here, por per shkak te disa rrethanave nuk me eshte dhene mundesia te jem ne liste. Por kesaj radhe besoj qe eshte koha dhe momenti qe une te jem ne listen per deputet dhe kam besimin e plote se padyshim qe do te fitoj. Une tashme kam biseduar me shume antare te strukturave te LDK-së si ne Malisheve ashtu edhe ne qender dhe me jane dhene premtime se ne keto zgjedhje do te jem ne liste. Poashtu edhe ne takimet dhe aktivitetet e mija partiake ka kerkesa te vazhdueshme qe une me qene ne liste per deputet”, shprehet Rudi.

Ai vlerëson se ka kontribuar mjaftueshëm sa për të marrë besimin e strukturave të partisë që të jetë zëri i qytetarëve në Parlamentin e Republikës.

“Janë 30 vite kontribut në LDK. Edhe me heret isha i interesuar të garojë për deputet por dy here me kanë hequr nga lista. Besoj se tash duhet te jem ne listë per Deputet. Si e thash me larte kjo ka ndodhe per shkak te rrethanave qe kane qene krijuar dhe une kam punuar çdo here per LDK-ne duke mos u ndalë asnjehere, pavarsisht zhvillimeve qe kane ndodhe. Ne do te vazhdojme qe te punojme per LDK-në, per punet e mira per Kosoven”, shprehet Rudi.

“Une nuk besoj qe brenda LDK-se ka njerez qe nuk e duan kandidimin tim per deputet. Perkundrazi besoj qe emri im ne listen per deputet do ti bente nder edhe LDK-se por edhe do te jepte nje imazh te mire per Kosoven”, shton ai.

Rudi është i bindur dhe i sigurtë se nëse kandidohet do ta fitojë mandatin e deputetit.

Burime të ndërlidhura me zhvillimet thonë se rivalët brenda partisë me gjithë fjalët e mira për Rudin arsyetohen se ai nga karroca e invalidit nuk mund të jap kontributin e duhur për partinë dhe vendin.  Por ai e hedhë këtë variant poshtë.

“Jo gjendja fizike nuk me pengon aspak dhe mundem me kry pa asnje problem, shëndetin e kam, karrocen po, vullnetin po. Ata nga LDK qe thonë se nuk mundem nuk di a e dijnë a po kanë harruar se që nga viti 2000 deri 2013 kam qenë keshilltar ne asamblenë komunale dhe jam aktiv ne Kryesi te deges se LDK ne Malishevë”, tërheqë vëmendjen ai.

Rudi është i bindur se po të ishte gjallë Ibrahim Rugova do t’i falte besimin e kandidimit që moti për deputet dhe ai do të ishte duke e ushtruar këtë funksion tashmë. Dihen raportet e afërta të tij me themeluesin e LDK-së, duke qenë se Rudi atë kohë ishte kryetar i Forumit Rinor të LDK-së. Opinioni është i njoftuar edhe në lidhje me angazhimin e të ndjerit Rugova për shërimin e Rudit pas atentatit që pësoi.

“Ishte angazhimi i presidentit Rugova falë të cilit mua me derguan ne Itali per sherim pas atentatit ndaj meje dhe falë tij une sot jam gjallë”, vë në pah Rudi.

Rastet e politikanëve në botë që kanë ushtruar funksione nga karroca e invalidit

Wolfgang Schauble, ministër i financave në Gjermani, më heret ministër i punëve të brendshme. Ka qenë edhe kryetar i CDU-së. Është përdorues karroce të invalidit që nga viti 1990 pas një atentati. Nga viti 1984 deri më 1991 ai ishte anëtar i kabinetit të Helmut Kohl. Së pari ishte ministër federal i çështjeve të veqanta dhe shef i zyrës, pastaj ministër federal i brendshhëm. Mes viteve 1991 dhe 2000 ai ishte kryetar i CDU-së, partisë më të fuqishme gjermane. Ai ka shërbyer përsëri si ministër federal i brendshëm në kabinetin e parë të kancelares Merkel nga 2005 deri më 2009.  Sërish më 2009 Merkel ia ka besuar postin e ministrit, tani atë të financave. Atëherë 67 vjeqar ai ishte ministri më i moshuar dhe me shërbimin më të gjatë në parlament në historinë e Republikës Federale Gjermane. Ai ishte gjithashtu njëri nga 7 ministrat e Kabinetit paraprak të Merkelit që kishin mbetur në fuqi. Më 2014 “Wall Street Journal” e ka quajtur Schaublen “personin e dytë më të fuqishëm në Gjermani, pas Angela Merkelit”.

Por ka edhe plotë raste të tjera të politikanëve në botë që kanë ushtruar funksione të rëndësishme duke qenë përdorues të karrocës së invalidit.

Në Australi Graham Edwards, ka qenë deputet i parlamentit ndonëse i kishte humbur të dy këmbët në luftën e Vietnamit. Iliesa Delana, nga Fiji ka qenë deputet dhe asistent i Ministrit për Rini dhe Sport që nga viti 2014, i ka të amputuara të dy këmbët qysh si fëmijë. Karpal Singh, deputet i Parlamentit të Malajzisë, përdorues karroce pas një aksidenti, me probleme neurologjike edhe në krahun e tij të djathtë. Në Norvegji ka qenë ministër i Mjedisit Guro Fjellanger, përdorues i karrocës së invalidit. Edhe deputeti nga ky shtet Tove Linnea Brandvik, ka qenë përdorues karroce për shkak të një sëmundje neuromuskulare. Në Ishujt Solomon ka qenë Martin Magga i cili kishte mbetur në karrocë invalidi pas një sëmundjeje të rëndë më 2009 derisa shërbente si ministër i Shëndetësisë. Ai ka dhënë dorëheqje nga Kabineti, por e ka ruajtur vendin e tij në parlament në zgjedhjet e përgjithshme 2010. Shërbeu si deputet, në karrocë invalidi deri në vdekjen e tij më 2014. Në Sri Lanka Senarath Attanayake, ka qenë përfaqësuesi i parë i zgjedhur me aftësi të kufizuara në këtë shtet. Ai ka qenë ministër i Bujqësisë. Ishte edhe personi i parë me aftësi të kufizuara që u bë avokat në Sri Lankë. Ai ishte në varësi të plotë nga karroca e invalidit për shkak të një infektimi që në moshën 2 vjeqare. Në Britani, Anne Begg, ka qenë deputete nga viti 1997-2015, ndonëse ishte përdoruese e karrocës.

Edhe në SHBA janë disa raste të tilla. Tammy Duckworth, kongresiste nga Illinois, i ka humbi të dy këmbët e saj dhe ka dëmtuara krahun e saj për shkak të një sulmi me raketë në luftën e Irakut. Max Cleland, ish senatori amerikan nga Gjeorgjia, ka qenë invalidë i shumfisht, i ka patur të paralizuara të dyja këmbët dhe një krah, për shkak të një shpërthimi në Luftën e Vietnamit. John Seainson, ish-Guvernatori i Miçiganit, poashtu i kishte humbur të dy këmbët për shkak të një minë tokësore në Luftën e Dytë Botërore por kjo nuk e ka penguar që ai të jetë guvernator. Në botë ka edhe plotë raste të politikanëve që me aftësi të tjera të kufizuara kanë ushtruar funksione të larta shtetërore.

SHARE