Labinot Tahiri ndan 500 euro për të moshuarin nga Klina që u prek nga përmbytjet

Këngëtari dhe humanisti, Labinot Tahiri – Labi, përmes një postimi në Fb ka bërë të ditur se ka ndarë 2000 euro për vendet ku pati përmbytje në Kosovë nga reshjet e shiut.

Derisa i njëjti, ka shkruar se 500 euro i ndanë për të moshuarin nga Klina, Isuf Berisha, i cili me lot në sy tregoi si shiu ia dëmtoi katin e parē të shtëpisë.

Ndryshe, ende nuk ka të dhëna për dëmet që u shkaktuan nga vërshimet, derisa sot nuk u mbajt mësimi në asnjë shkollë në komunën e Klinës.