​Kosova zhvillon ndeshjen vendimtare në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvilloje sot ndeshjen vendimtare në kuadër të Ligës së Kombeve ku do të ballafaqohet me Qipron në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Situata në grupin 2 të Ligës C është tejet e komplikuar dhe rreziku që Kosova të përfundojë si e fundit në këtë grup është mjaft e madhe.

“Dardanët” kanë gjashtë pikë në këtë grup, vetëm një më shumë se Qipro që renditet e fundit me një pikë më pak.

Greqia është liderë e grupit, kurse në vendin e tretë është Irlanda e Veriut me pesë pikë.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45./KP