Grupi serb që po përdorë fotografitë e femrave shqiptare për mashtrime martesore

Serbët kanë krijuar një grup që quhet “Shqiptaret për martesë”. Aty postohen fotografi të femrave të bukura shqiptare, kinse kërkojnë martesë.

Sipas informacioneve që janë dhënë deri më tani në këtë grup janë bërë 50 martesa.

Image

Nëse dëshiron ta takosh një femër shqiptare duhet të japësh 3000 euro, por nëse dëshiron të martohesh me të kushton 5000 euro.

Por këto mashtrime të këtij grupi i ka zbuluar portali serb ‘Telegraf.rs’.

Në një hulumtim të bërë, paratë fillimisht dërgohen në Ulqin tek një person me emrin Natasha I.

Image

Femrat shqiptare nuk janë në dijeni që fotografitë e tyre përdoren në këtë grup për mashtrime.

Misioni i grupit nuk është fisnik por vetëm për të mashtruar dhe për të fituar para.

Image