Lahi Brahimaj ‘pren’ fotografinë ku shihet heroi Mujë Krasniqi

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, gjatë ditës së sotme ka postuar një fotografi me heroin e Kosovës, Ilir Konushevci.

Mirëpo, në postimin e Brahimajt, shihet se ai ka prerë fotografinë, duke mos e postuar atë orgjiniale.

Ish-deputeti i AAK-së, ka hequr nga foto heroin tjetër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mujë Krasniqi.

Gazeta Blic, ka siguruar fotografinë origjinale, në të cilën përveç Brahimajt dhe Konushevcit, shihet se aty kanë qenë edhe ish-heroi tjetër i Kosovës dhe njëri nga themeluesit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mujë Krasniqi.

Përveç Krasniqit, nga Brahimaj, janë hequr edhe disa luftëtarë tjerë të rëndësishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fotografia e postuar nga ish-deputeti, Lahi Brahimaj

Fotografia origjinale e bërë gjatë kohës së luftës, në të cilën shihet edhe heroi Mujë Krasniqi, por që është prerë në foto nga Lahi Brahimaj.