Në Klinë nis rregullimi i trotuarit dhe ndriçimit publik

Kryetar i Klinës, Zenun Elezaj përmes një postimi në faqen zyrtare ka njoftuar se në Klinë ka filluar rregullimi i trotuarit dhe ndriçimit publik.
Ky është njoftimi:

Bashkë me bashkëpunëtorë të komunës sot kam parë nga afër punimet që po kryhen për rregullimin e trotuarit dhe ndriçimit publik në rrugën ‘Feriz Bojaj’ në Klinë, një projekt shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj pjese që ndikon në rritjen e sigurisë për ta.
Kam kërkuar nga kompania punëkryese që punimet të realizohen sipas parametrave të kontratës.
Po ashtu, duke ju përgjigjur kërkesave të qytetarëve, edhe afër sheshit ‘Faruk Elezi’ kemi filluar projektin për riparimin e rrjetit të kanalizimit dhe të ujësjellësit, prandaj bashkë me bashkëpunëtorë sot kemi inspektuar realizimin e punimeve dhe kam kërkuar që punimet të kryhen në afat sa më të shpejt kohor.