Me 20 maj do të mbahet trajnimi një ditor me qytetarët e Klinës ‘Buxhetimi me pjesëmarrje’

Me datën 20 maj 2022, nga ora 10:30 – 13:00, në Restaurant ‘Fontana’ në Klinë, Balkan Green Foundation (BGF) organizon trajnim një (1) ditor me qytetarët e Komunës së Klinës mbi temën ‘Buxhetimi me pjesëmarrje’.

BGF, fton të gjitha palët e interesuara (qytetarë, aktivist, OJQ) të Komunës së Klinës, për të qenë pjesë e këtij trajnimi.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të përfitojnë njohuri mbi procedurën e krijimit dhe zbatimit të një buxheti, ne këtë rast buxhetit të Komunës së Klinës.

Trajnimi organizohet në kuadër të projektit ndërkufitar ‘Green Cross – Drejt ekonomive të gjelbra lokale me investime të menqura’, financohet nga European Union in Albania dhe zbatohet nga Balkan Green Foundation (BGF) dhe Komuna Klinë në Kosovë, Qendra EDEN/ EDEN Center dhe Bashkia HAS në Shqipëri.