Real Madridi e shkatërron Galatasarayn

Real Madridi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme përballë Galatasaray me rezultat të thellë 6-0, në duelin e vlefshëm për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Mbretërit e nisën në mënyrë fantastike takimin, ku në minutën e 4’ dhe të 7’ sulmuesi Rodrygo realizoi dy gola.

Pas vetëm 7 minutave për 3-0 shënoi kapiteni i skuadrës, Sergio Ramos, më të cilin rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë mbretëri realizuan edhe tre gola të tjerë.

Për 4-0 dhe 5-0 shënoi sulmuesi francez, Karim Benzema, ndërsa golin e gjashtë për Realin dhe të tretin personal në këtë takim e shënoi Rodrygo.

Pas kësaj fitoreje ‘Los Blancos’ renditën të dytit në Grupin A me 7 pikë, 5 me pak se PSG që mbanë pozitën e parë dhe 6 me shumë se Galatasaray qe mbetet i fundit./Gazeta inFokus/