Vitia: Qarkullimi do të lejohet dy herë në ditë nga 90 minuta

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se kufizimi i lëvizjes do të ndryshojë me zbutjen e masave, shkruan Gazeta Sinjali.

Vitia tha se po planifikohet të lejohet qarkullimi dy herë në ditë nga 90 minuta.

“Edhe lirimin e masave ne jemi detyruar ta bëjëm në disa etapa. Koha kur do të dalin nuk do të jetë shumë më e gjatë se që është tani. Është duke u diskutuar. Po mendojmë të jetë dy herë nga 90 minuta. Do të mund të dalin nga dy herë në ditë. Nuk do të ketë më rotacion. Do të caktohet orari dhe do të vlejë për dy javë”, ka deklaruar Vitia në Klan Kosova.

Ai theksoi se nuk do të ketë normalitet si jemi mësuar më heret, sepse sipas tij virusi do të jetë me ne edhe për një kohë të gjatë, me muaj e ndoshta edhe vite derisa të zbulohet një vaksinë.

SHARE