Deponohen para të falsifikuara në një bankë në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një bankë janë deponuar një shumë e parave të falsifikuara.

Në raport thuhet se ngjarja ka ndodhur më 20 tetor të këtij viti.

“Nga njësiti relevant policor janë sekuestruar monedhat e dyshuara për procedura hetimore për të cilin rast është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë.