Mediumi zviceran: 285 mijë njerëz në Zvicër flasin shqip në shtëpi

Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë, në veçanti, ishte në kërkim të armiqve të rinj. Qysh në vitin 1998, një protestë shpërtheu mbi një poster në Cyrih, në të cilin partia sulmoi një rrjet kontakti për shqiptarët e Kosovës, i krijuar për të vënë komunitetin në rritje të refugjatëve në kontakt me njëri-tjetrin.

Në vitet 1990, padukshmërisë së kosovarëve i erdhi fundi – ata u bënë pjesë e retorikës politike dhe u përfol se ishin shpërndarës droge dhe thika. Imazhi zviceran i diasporës kosovare është përmirësuar gjatë 20 viteve të fundit: pa lojtarë kosovarë si Xherdan Shaqiri apo Granit Xhaka, ekipi kombëtar i futbollit të Zvicrës vështirë se do t’i kalonte raundet preliminare dhe të gjitha partitë politike tani po përpiqen të përqafoj kosovarët e natyralizuar.

Sipas shifrave të vitit 2021 nga Enti Federal i Statistikave, 285,000 njerëz në Zvicër flasin shqip në shtëpi. Shumica e tyre vijnë nga Kosova. Në të kundërt, nuk është e pazakontë të dëgjosh gjermanishten zvicerane në Prishtinë gjatë verës, kur “Schatzis”, siç quhen kosovarët gjermanishtfolës nga diaspora, vizitojnë shtëpinë e tyre të dytë. /21Media