Ish-lojtari i Dukagjinit, Iljasa Zulfiu gjen golin e parë në Kazakistan

Skuadra e Zhenis pësoi humbje në shtëpi ndaj Yelimay Semey në ndeshjen e javës së shtatë në Premier Leaguen e Kazakistanit.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi futbollisti shqiptar, Iljasa Zulfiu

Zulfiu shënoi një gol tejet të bukur në minutat e fundit, por që nuk i ndihmoi skuadrës së tij të merrte ndonjë rezultat pozitiv.

Ky ishte goli i parë i futbollistit shqiptar në elitën e futbollit në Kazakistan.

Kujtojmë që gjatë muajit shkur të këtij viti, Iljasa u largua nga Dukagjini drejt skuadrës së Zhenis.