70 – vjeçi goditet me veturë në Klinë, përfundoi në QKUK në Prishtinë

Mëngjesin e së shtunës, rreth orës 7:00, një qytetar në Klinë është goditur nga një veturë.

Klina.info mëson se bëhet fjalë për të moshuarin me inicialet K.Q rreth 70 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës e më pas në QKUK në Prishtinë./klina info/