Sot zhvillohet të gjitha ndeshjet e javës së 32-të të Superligës

Sot do të zhvillohet java e 32-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Në program për ditën e sotme janë pesë ndeshje tepër interesante

Kampioni në fuqi dhe lideri aktual, Ballkani do të jetë nikoqire e Dukagjinit.

Llapi e cila po lufton për titull e kampionit, e pret Feronikelin ’74.

Drita e cila mban vendin e tretë në tabelë, do të luaj në shtëpi ndaj Fushë Kosovës.

Malisheva do të ketë punë me Gjilanin, derisa Liria do të jetë nikoqire e Prishtinës.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00.