Sot mot më i ftohtë, temperaturat pritet të shkojnë deri në -9 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron që në vendin tonë do të mbajë mot më i ftohtë dhe me kthjellime të pjesshme.

Temperaturat minimale parashihet se do të lëvizin ndërmjet -9 deri -8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa në viset malore shpejtësia e erës mund të arrijë maksimumin deri 11 m/s.” thuhet në një postim në Facebook të IHMK-së

Derisa në viset malore temperaturat do të jenë për 2-4 gradë më të ulëta se në viset e ulëta.