Një person me COVID-19 në Infektivë është në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot janë të hospitalizuar 11 pacientë.

Prej tyre të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej 9 pacientë.

Sipas Klinikës Infektive 1 pacient i infektuar me koronavirus është në gjendje kritike ndërsa 3 të tjerë nuk e kanë gjendjen të mirë.

Njoftimi:

Nga 9 pacientët e infektuar me Covid 19:

• 5 pacientë janë në gjendje stabile;

• 1 pacient është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive

• 3 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (2 raste janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 1 rast është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).

Klinika është në pritje të rezultateve për 2 pacientë.

(Raporti: Klinika Infektive, Autor: Dr. Sadije Namani)/

SHARE