Arrestohet një person në Gjakovë, falsifikoi dokumentet e veturës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi ai dyshohet se kishte falsifikuar dokumentet e veturës në Gjakovë.

Policia ka njoftuar se vetura është sekuestruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte falsifikuar dokumentet e veturës. Automjeti është sekuestrua”, thuhet në njoftim e policisë.

 Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.