Policia has në disa të rinj duke u përleshur në Klinë, u gjen armë e fishekë

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme tre persona në Klinë, pasi që të njëjtit ishin rrahur mes vete.

Sipas njoftimit, policia ka hasur në momentin kur tre personat ishin duke u përleshur, e ku edhe ishin nën ndikimin e alkoolit.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se njësiti policor i ka hasur  duke u përleshur në mes vete. Njësiti policor nga njëri prej të dyshuarve ka sekuestruar një pistoletë me 6 copë  fishekë. Të dyshuarit për shkak se ishin nën ndikim të alkoolit, me urdhër të prokurorit janë ndaluar  në stacion policor për 6 orë, pastaj janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.