Ambasada e Kosovës në Berlin ka një njoftim për kosovarët që jetojnë në Gjermani

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar se nuk do të punojnë me palë deri më datën 4 maj 2020.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin si dhe Konsullatatat e Përgjithshme të Kosovës në Munih, Stuttgart, Frankfurt, Duesseldorf, Hamburg, nuk do të punojnë me palë deri me datën 4 Maj 2020.

Ky vendim është marrë në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Disaporës së Republikës së Kosovës dhe bazuar në vendimin e Qeverisë së Gjermanisë dhe Kryeministrave të Landeve Gjermane për ndalim kontaktin.

“Ju lutemi që edhe më tej të pëdorni numrat e telefonit të Konsullatave të Kosovës- për raste emergjente dhe për detaje tjera të na vizitoni në webfaqe: http://ambasada-ks.net/de“, thuhet në njoftimin e tyre

SHARE