Thaçi tregon se çka u diskutua në takimin me Kurtin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar për media pas takimit që zhvilloi me kryeministrin, Albin Kurit.

Thaçi ka thënë se takimi me kryeministrin Kurti ka qenë i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të mirën e vendit,

“Takimi me kryeministrin Kurti ka qenë në vazhdën e konsultave për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndërmerren nga institucionet e Republikës së Kosovës. Ka qenë i gjatë, përmbajtësor, mendoj shumë i hapur, ku janë diskutuar gjërat që kemi pasur këndvështrime konstruktive. Është diskutuar për çështjet e brendshme, por edhe të politikës së jashtme”, ka thënë Thaçi.

Takimi në mes të Thacit dhe Kurtit përfundoi pas më shumë se dy orëve takim, në objektin e Presidencës. Ky takim mes presidentit e kryeministrit ishte planifikuar të mbahej edhe më herët në lidhje për bashkërendim të qëndrimeve në politikën e jashtme./