Anton Quni e mposhtë Driton Selmanajn. Isa Mustafa e humb edhe një “bastion”

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke vazhduar që të mbajë procesin e brendshëm zgjedhor.

E nga Kuvendi Zgjedhor i mbajtur në Prizren, delegatët e kësaj partie kanë zgjedhur për kryetar të LDK-së në Prizren, deputetit Anton Quni.

Quni fitoi karshi kolegut të tij, Driton Selmanajt, i cili nga 99 persona që votuan mori 45 vota.

Në Kuvend, morën pjesë anëtarët nga kryesia qendrore: Arban Abrashi, Haki Rugova, Gazmend Muhaxheri, etj.

Ndërkohë, burime të Gazeta Blic bëjnë me dije se Isa Mustafa e ka mbështetur Driton Selmanajn, për kryetar dege.

Sipas këtyre burimeve, me humbjen e Prizrenit, Mustafës i janë zbehur gjasat për kryetar partie, sepse tani ka edhe më pak delegat.

Ai tash po shpreson që të fitoj kandidati i tij në Ferizaj, dhe në Mitrovicë, në mënyrë që të ketë sërish numrin më të madh të delegatëve për në Kuvendin Zgjedhor.

LDK-ja çdo herë e më shumë po i afrohet fundit të këtij procesi, e që pritet të jetë vendimtar sa i përket asaj se kush do ta udhëheqë atë për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.