Në fshatin Trubohovc të Istogut një kombi është goditur me plumba gjatë udhëtimit

Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave për garantim të sigurisë dhe zbatimit të ligjit, gjatë raportit brenda 24 orëve, ka njoftuar se në fshatin Trubohovc të Istogut një kombi është goditur në xhamin e pasmë nga predha e armëve të zjarrit.

Viktima mashkull me kombësi shqiptare, ka njoftuar Policinë e Kosovës, se derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij, kombi me targa vendore, ka dëgjuar të shtëna të armëve të zjarrit, dhe predha të fishekut të asaj arme dyshohet se kanë goditur xhamin e pasmë të automjetit të tij. Me kombi duke lëvizur ishte familja e tij, bashkëshortja me tre fëmijë. Edhe pse njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ata nuk kanë gjetur ndonjë dëshmi përveç pjesë nga xhami i thyer. Si rezultat i ngjarjes, fëmijët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Pejës. Rasti po hetohet nga organet e rendit