500 mijë euro një fitore, Ballkani tash “luan me miliona”

Kualifikimi i Ballkanit në Conference League pritet ta fuqizojë shumë financiarisht skuadrën suharekase.

Një fitore në fazën e grupeve do t’ia siguronte Ballkanit 500 mijë euro, kurse një barazim 166 mijë sosh.

Skuadra kosovare sot pritet të mësoj kundërshtarët në këtë garë me shortin që do hidhet nga ora 14:30.

Vetëm për kualifikimin e arritur, Ballkani ka përfituar 3 milionë euro./